Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Komuna: RRETHRROTULLIMI TEK KOMUNA DERI PËR VIT TË RI

Rrethrrotullimi, Kruzni tokKomuna e Ulqinit, gjegjësisht Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e mjedisit ka filluar me realizimin e projektit të rrethrrotullimit, investimit më të madh i cili është paraparë me Programin e rregullimit hapësinor për vitin 2017, njoftohet nga administrata lokale.

Siç thuhet në informatë, me realizimin e këtij projekti do të zgjidhet edhe çështja e grumbullimit të ujërave atmosferike tek ndërtesa e Postës, gjegjësisht restoranti “Palma”, që ishte problem i madh gjatë reshjeve të mëdha.

“Kjo është faza e parë e ndërtimit të bulevardit Nënë Tereza, me të cilin është paraparë bashkimi i bulevardit GJ.K.Skenderbeu me bulevardin Teuta. Ky investim është i harmonizuar me Projektin e përmirësimit të furnizimit me ujë dhe grumbullimin e ujërave të zeza i cili do të realizohet nga kredia e KfW bankës. Punimet i kryen SHPK “Putevi Bar”, ndërsa projekti me ka vlerën e 290.000 eurosh. Kontrollin ndaj kryerjes së këtyre punimeve e bënë Agjencia për ndërtim dhe zhvillim e Ulqinit, ndërsa afati për përfundimin e tyre është 90 ditë”, shtohet në kumtesë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top