Friday , June 22 2018
Lajmi i fundit

Komuna: SË SHPEJTI EMËRIMI I NËNKRYETARËVE, SEKRETARËVE DHE DREJTORËVE TË RI

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjDrejtuesit e koalicionit qeverisës  pajtuan të dielën se sekretarët e deritashëm në sekretariatet në Komunë të Ulqinit dhe drejtorët e ndërmarrjeve ku themelues është vetëqeverisja lokale javën e ardhshme të japin dorëheqjet në mënyrë që në ato funksione të vijë persona të ri, në bazë të marrëveshjes së koalicionit e cila u arrit më herët, mëson Portali Ul-info.

Kjo do të thotë se sekretarët dhe drejtorët e ri në këto vende do të vijnë pas Bajramit, gjegjësisht pas 18 qershorit.

Pritet që jo më vonë se deri në fund të qershorit do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës në të cilën do të zgjidhen dy nënkryetarë të Komunës: një nga radhët e Partisë Demokratike dhe një nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top