Thursday , November 23 2017
Lajmi i fundit

Komuna: TAKIM ME AGJENSITË TURISTIKE

 

Cungu, Agjencite turistikeKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij mbajten sot takimin e rradhës me përfaqësuesit e agjencive turistike që veprojnë në qytetin tonë. Në takim ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit e  Organizatës turistike.

Që në fillim të takimit kryetari Cungu tha që synimi ynë është vënija e marrëdhënieve korrekte me interes të përbashkët. Të pranishmit u njoftuan  me ndryshimet që ka pësuar ligji në pjesën e paraqitjes së mysafireve dhe  vjeljen e taksë banimit. Sipas asaj që u dëgjua Sekretariati për buxhet dhe  financa mund ti besojë agjencive që krahas paraqitjes të merren dhe me vjeljen e taksë banimit konformë një programi të veçantë. Kryetari Cungu insistoi që të sigurohen modelet dhe përvojat e komunave të tjera bregdetare  dhe të gjindet forma më e përshtatshme dhe më e levërdishme për të gjithë.

Në fjalën e tij ai ishte këmbëngulës, bashkarisht me ju do të rrisim cilësinë  dhe nuk do të lejojmë  kontrolle selektive, por do ti vëmë vehtes detyrë që të rrisim të ardhurat nga taksë banimi dhe ata mjete me një kontroll rrigoroz ku  do të kenë qasje të gjithë do të vihen në shërbim të begatimit të ofertës turistike.

Duke paralajmëruar sëshpejti takimin  tjeter, ai luti përfaqësuesit e agjencive turistike që të zgjedhin kandidatin e tyre i cili do të jetë pjese e trupit koordinues që do të merret me përcjeljen e rrjedhës së sezonit turistik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top