Monday , July 16 2018
Lajmi i fundit

Komuna: TAKIM ME BANORËT E LAGJES GJERANA

Cungu - GjeranaKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë takimet me  qytetarët  e bashkësive lokale për tu njohur më përsëafrmi me  problemet me të cilat ballafaqohen ata.

Sot në kabinetin e kryetarit  ishin të pranishëm  banorët e lagjes  Gjerana, të cilët  janë të shqetësuar dhe shtruan pyetjen  sesi ka mundësi që  NP ,,Të Mirat detare” të ofrojë  me qira një sipërfaqe të madhe toke  për parking, duke mos përfillur nevojat  e shumë qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të qytetit.

Gjithnjë sipas tyre këtu mungojnë kushtet e nevojshme, tenderimi ka qenë jotransparent  dhe të tjera te ngjashme me këtë. 

Kryetari Cungu , vlerëson të arsyeshme kërkesën e qytetarëve, andaj tha se Komuna do të  angazhohet  për  plotësimin e kërkesës së tyre. Krahas kontaktit me zyrtarët e Ndërmarrjes “Të mirat detare”, me këtë çështje do të jetë i njoftuar dhe Ministri i  zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Z.Gvozdenoviq ku do të kërkohet dhe ndihma e tij.

Krahas kësaj në takim  u prekën dhe çështje të tjera  që kanë të bëjnë me rrjedhën e suksesshme të sezonit turistik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top