Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Komuna: TAKIM ME BASHKËSINË LOKALE NR. 1

 

Takim me BL No.1 (Medium)Kryetari i komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij në vazhdë të takime që janë duke bërë ndoqën me vëmendje shqetësimet e banorëve të BL Nr.1 dhe premtuan angazhimin dhe zgjidhjen e tyre. Kryetari i kësaj BL Bekim Basha dhe anëtarët e kryesisë veçuan disa nga problemet e  grumbulluara ndër vite.

Kjo BL ende nuk ka zyre ku të ushtrojë veprimtarinë. Pasi në këtë Bashkësi përfshihet dhe Rana, zona më atraktive e cila gjatë stinës së verës është shumë e frekuentuar dhe problemet janë të natyrave të ndryshme.

Basha veçoi uzurpimet, zhurmën e muzikave, ndërtimet pa leje, problemin e kanalizimit në lagjen Liman 1 dhe 2, ndotjen e parkut në Ranë që në mungesë të WC-ve publike gjatë verës shëndrrohet në WC, çështjen e hedhjes së inerteve tek përmendorja dhe të  tjera të kësaj natyre u bënë objekt shqyrtimi në takimin e fundjavës.

Kryetari Cungu edhe me ketë rast shprehu qëndrimin dhe vendosmërinë e ekzekutivit që këto probleme në nje kohë sa më optimale duhet të zgjidhen. Bashkëpunëtorët e tij këtë fillim javë do të dalin në terren për të propozuar masa konkrete.  Disa nga problemet do të zgjidhen para fillimit të sezonit turistik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top