Saturday , November 18 2017
Lajmi i fundit

Komuna: Takim me krerët e BI, bjeshkatarët, shoqatat kulturore…

Cungu, Bashkesia islame

Kryetari i Bashkësisë Islame Ulqin Gazmend Dollaku, kryeimami Ali Bardhi dhe sekretari Agim Dragovoja u takuan me kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

Me këtë rast u prekën tema të ndryshme dhe të rëndësishme, siç janë ata të  pronësisë, vijimi i punimeve në disa objekte si dhe rikonstruktimi i disa të tjerave nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim – TIKA.

Edhe në këtë takim kryetari Cungu shprehu gatishmërinë e tij për ti dalë në ndihmë kërkesave të komuniteteve fetare dhe zgjidhjen e problemeve. Komuna e Ulqinit, respektivisht Kuvendi i saj jo rrallë herë, njëzëri ka miratuar vendime në interes të kërkesave të komuniteteve fetare në Ulqin.

———————————————————————————————————

Cungu, RumiaShoqata e bjeshkatarëve  “Rumia” ka vite që ushtron aktivitetin e saj. Ajo tubon një numër të madh të adhuruesve të natyrës dhe bukurive të shtigjeve, kodrave dhe maleve që na rrethojnë. Këta të apasionuar të udhëhequr nga kryetari i tyre Muhamet Kollari u takuan me kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu të cilin e njoftuan më për së afrmi me aktivitetet që kanë zhvilluar dhe angazhimet brenda dhe jashtë vendit, por dhe me veshtirësitë  financiare që ballafaqohen.

Veçmas ata u ndalën në aktivitetin e përvitshëm siç është dalja tradicionale në malin e Rumisë, manifestim që pritet të realizohet në fillim të muajit të ardheshëm. Kryetari nga ana e tij i përgëzoi për sukseset dhe rezulatet e arritura si dhe i premtoi përkrahje materiale, brenda mundësive

_________________________________________________________________________

Cungu, Shoqata Ana e MalitLuljeta Avdiu – Cura kryetare e Shoqërisë kulturo-artistike ‘’Ana e Malit’’ në një takim që pati me kryetarin e komunës Nazif Cungu foli për angazhimet e shoqatës, pjesëmarrjen në festivale të ndryshme, por edhe për ftesat që kanë ardhur në adresë të shoqatës.

Kryetari Cungu, nga ana e tij, duke shprehur konsideratën për këtë dhe shoqatat e tjera që veprojnë në Ulqin e që prezantojnë vlerat kulturore tha se ata duhet përmbajtur e për këtë duhet një koordinim dhe qasje serioze e të gjithëve.

Komuna sipas kryetarit do të angazhohet që të vjelë sa më shumë mjete nga taksë banimi dhe një pjese e tyre të ndahen për aktivitetet kulturore, që do të zinin vend në një kalendar të hartuar detalisht e ku do të jenë të kyçur ekspertë të fushës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top