Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Komuna: Takimi me rastin e koncertit të Dino Merlinit në Ulqin

Dino MerlinNë Komunën e Ulqinit u mbajt takime mes përfaqësuesve të Komunës së Ulqinit dhe shërbimeve lokale me pronarët e Perla Beach të cilët janë organizatorë të koncertit të Dino Merlinit në Ulqin më datën 5 gusht. Në takim është konstatuar që ky eveniment ka rëndësi të madhe për ofertën turistike të qytetit, andaj Komuna maksimalisht do të përkrah organizimin e tij. Në koncert priten të marrin pjesë rreth 20 mijë vizitorë.
Në takim morën pjesë nënkryetarët Arian Murati dhe Hadixha Gjoni, kryeshefi i Policisë, Sead Gjozoviq, drejtori i Organizatës turistike, Fuad Haxhibeti, drejtori i NP “Veprimtaritë Komunale” Skender Kaleziqi, kryeshefi Policisë Komunale, Saubih Mehmeti, dhe kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Flamur Selloviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top