Komuna: TË ENJTEN PUNËTORIA SI TË MBROHET SIMBOLI I CILËSISË

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitMinistria e Bujqësisë të enjten, më 05.12.2019., në Sallën e Madhe të Komunës së Ulqinit, me fillim në ora 11, do të organizojë punëtorinë me temë “Mbrojtja e emrit të prodhimeve bujqësore dhe/ose ushqimore me simbolin e cilësisë”.

Temat që do të diskutohen janë:

– Legjislacioni në fushën e mbrojtjes së prodhimeve me simbolet e cilësisë,

– Legjislacioni në fushën e prodhimeve organike,

– Procesi i kontrollit dhe certifikimit,

– Benefitet për prodhuesit e kyçur në procesin e mbrojtjes së prodhimit,

– Rëndësia e rritjes së cilësisë.

 

Punëtoria i dedikohet të gjithë prodhuesve bujqësor dhe ushqimor të cilët kanë potencial ose janë të interesuar për mbrojtjen e prodhimit me simbolet e cilësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…