Friday , June 22 2018
Lajmi i fundit

Komuna: TË JEPEN PËRPJEKJET MAKSIMALE QË ULQINI SA MË PARË TË KETË AKVA PARK

 

Akva park, RocketPërfaqësuesit e kompanisë turke Polin qëndruan të enjten në vizitë punë në Komunë të Ulqinit. Ato i priten Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, Kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni me bashkëpunëtorët e tyre.

Në takim u fol për rëndësinë e shpejtimit të të gjithë procedurave në mënyrë që sa më parë të fillojë realizimi i projektit të akva parkut.

Kryetari Nrekiq përsëriti qëndrimin e Komunës institucioni të cilin ai e drejton është shumë i interesuar për këtë projekt dhe se ai personalisht do të angazhohet në shpejtimin maksimal të procesurave në mënyrë që realizimi i këtij projekt të fillojë në shtator, e jo më vonë se në tetor të këtij viti.

Është dakorduar që Sekretariati për Urbanizëm dhe Zhvillim të Qëndrueshëm sa më parë të propozojë disa variante të mundshme për marrjen sa më të shpejtë të lejeve të nevojshme për fillim të realizimit të projektit. Konstatimi i përgjithshëm është se procedurat duhet të thjeshtohen në mënyrë që ti ndihmohet investitorëve. Pritet që Akva Parku të pasurojë ofertën turistike të Ulqinit, siç ndodhi në Budvë gjatë realizimit të projektit të ngjashëm.

One comment

  1. larg-nga-ulqini

    Cdo projekt qe cele pune te reja asht i dobishem. Nuk e dije se sa e ndihmon turizmin, pasi qe Ulqini ka plazha te bukura. Cka asht me randesi Ulqini ka cdo here problem me uj dhe Aqua Park nuk punon pa uj!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top