Wednesday , October 21 2020
Lajmi i fundit

Komuna: TË RESPEKTOHET ME PËRPIKËRI DISTANCA DHE TË MBAHET MASKA

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNë takimin  e udhëhequr nga Kryetari i komunës Loro Nrekiqi pasi u analizua situata  epidemiologjike  në qytet  dhe rritja e numrit e të infektuarve me koronavirus u sollën  disa përfundime  dhe rekomandime.

1.Shtabi i tërheq  vëmendjen  qytetarëve që  rreptësisht ti përmbahen  masave ,distancës fizike  dhe mbajtjes  së domosdoshme të maskës  në hapsirat  e mbyllura dhe  ata të hapura.

2.Në shërbimet  përkatëse dhe institucionet ,krahas  masave pertventive  të aplikohen dhe  masat ndëshkuese  konformë normave ligjore.

3.SHPK,,Veprimtaritë komunale,, dhe  Shërbimi  për mbrojtje dhe shpëtim  të vazhdojë  me larjen dhe dezinfektimin e rrugëve dhe hapsirave  publike.

4.Qytetarët me rastin e  organizimit të dasmave  dhe gazmendeve të tjera  ti përmbahen  rekomandimeve të  parapara nga ana e TKN,lidhur me  numrin e të ftuarve.

  1. Personat tek të cilët paraqiten siptomat dhe shqetësimet urgjentisht të paraqiten tek mjeku i tyre i zgjedhur ose tek epidemiologu kujdestar  në Shtëpinë e Shëndetit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top