Wednesday , June 28 2017
Lajmi i fundit

Komuna: Telegram ngushëllimi ambasadorit britanik në Mal të Zi

Nazif CunguKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu i ka derguar telegram ngushëllimi ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Podgoricë, Shkëlqesisë së Tij Ian Whitting duke shprehur dhimbjen e thellë mbi viktimat e pafajshme dhe të plagosurit e shumtë të akteve terroriste në Arenën e Manchesterit.
“Shkëlqesi Ambasador, në emër të qytetarëve të Ulqinit dhe në emrin tim personal më lejoni tju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe autoriteteve britanike, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë.
Ne dënojmë me forcë këtë akt terrorist që nuk është tragjedi vetëm për vendin tuaj por për të gjithë botën e qytetëruar” – thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Cungu. 

One comment

  1. E ca per telegram prezidentit t Siris, Avganistanit, Irakut edhe tan shteteve tjera t botes si Anglosaksont i kan shkatrru. Ku isht telegrami per popullin e Ulqinit si ja ke shkatrru ekonomin

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top