Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Komuna: Thellohet bashkëpunimi i Ulqinit dhe qytetit Kayll në Luksenburg

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNë Ulqin po qëndron për  vizitë disa ditëshe  një delegacion  i qytetit  Kayl i Luksenburgut i  kryesuar  nga kryetari  i saj John Lorent , me të  cilin qyteti   ynë  ka  të  nënshkruar  marëveshtje bashkëpunimi.

Ata  u pritën nga kryetari Nazif Cungu  dhe bashkëpunëtorët e tij. Kryetari Cungu duke  I shprehur mirëseardhje  në qytetin tonë  I ka njoftuar  me resurset e shumta  që ofron ai në  të gjitha planet .

Nderkaq  Z. John Lorent  bëri në krahasim ndërmjet  dy qyteteve që  nga antikiteti e deri në ditët e sotme dhe të perbashkëtat që kanë.  Duke , shprehur  vlerësime dhe konsiderata  për pritjen  ai nënvizoi se  në ditët  e ardhëshme do të  diskutohet detalisht  edhe për dy projektet e  inicuara  më parë  nga komuna jonë , për të cilët tha se  pozita dhe opozita e  qytetit Kayl është detalisht e njoftuar. Njëri nga    projektet është ai  I pastrimit të kanalit   të Bratices, kërkesë e  kahmotshme e banorëve dhe  një problem akut për komunën ton që kërkon zgjidhje.   Me  interes , mysafirët  përcollën prezantimin në  sferën e turizmit që e bëri përfaqesuesi I Organizatës  turistike  Së bashku  me kryetarin Cungu  në takim  kanë marrë pjesë  kryetari I  Kuvendit  Loro Nrekiqi, nënkryetarët Vaso Radoviq , Hadixha Gjoni, përfaqesuesi I Organizatës  turistike dhe ai I Zyrës për  projektet IPA.Mysafirët  nga Luksenburgu  do të vizitojnë Valdanosin. Për ta  është hartuar një axhendë e vecantë  e cila  parasheh  dhe vizita  në monumentet kulturo historike  ku  ata do të njihen  më  përsëafrmi  me vlerat  e rralla  historike dhe  arkeologjike të qytetit tonë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top