Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Komuna: Turqit të interesuar të investojnë në Ulqin

Cungu, Mesa meskenKompania turke Mesa Mesken e njohur  në   fushën e  patundshmërisë  pati sot  një takim me kryetarin e komunës  së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. 

Ata  shfaqën  interesimin dhe gatishmërinë  për të   investuar  në  fushën e turizmit  dhe  agrokulturës por dhe  fusha të  tjera .

Nikoqirët  i njoftuan mysafirët  me   vendet  që janë  të gatshme për investitorët në komunën tonë  dhe kushtet  e leverdishme që   ofron  komuna  për investitorët që dëshirojnë  të investojnë  ne  turizmin elitarë. 

Informacione   ofroi dhe sekretari   i  urbanizmit  Sandro Daboviq. Më  pas  delegacioni  gjashtëanëtarësh nga Turqia i shoqëruar nga zyrtaret komunal vizitoi Valdanosin dhe Krrucin.  

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top