Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

Komuna: U nënshkrua kontrata për fillimin e punimeve në rindërtimin e ish-Sallës së Kinemasë 

Ljoro Nrekic, Loro NrekiqKryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i kompanisë “Eurozox”, Zoran Drobnjak, nënshkruan sot kontratën për fillimin e rindërtimit të ish-Sallës së Kinemasë në Ulqin.

Vlera totale e punëve të kontraktuara do të arrijë vlerën prej 1,300,000 euro, me afat të përfundimit prej 360 ditësh, nga dita e nënshkrimit të kontratës, njoftojnë nga Komuna e Ulqinit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës morri pjesë dhe Kryearkitekti i Qytetit Aleksandar Daboviq, i cili është njëkohësisht dhe Kryetar i komisionit për zgjedhjen e kontraktuesit më të favorshëm.

Me këtë rast, u shpreh kënaqësia me nënshkrimin e kontratës dhe u theksua se me rindërtimin e ish-kinemasë, e cila tani është në një gjendje të devastuar, do të realizohet ëndrra e shumë ulqinakëve, ndërsa Ulqini do të fitojë një objekt modern dhe multifunksional.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top