Komuna: UDHËHEQËSIT E AKADEMISË POLICORE NË ULQIN

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Në insistim të Kryetarit të Komunës së Ulqinit Z.Fatmir Gjeka në qytetin tonë qëndroi Drejtoresha e Akademisë policore me seli  në Danillograd Milica Pajoviq dhe bashkëpunëtorët e saj.

Ajo u takua me të rinjtë tanë të cilët dëshirojnë të regjistrohen pranë kësaj Akademie.

Duke përshëndetur nismën e Kryetarit Gjeka, Drejtoresha dha detaje të hollësishme rreth kushteve në këtë institucion, trupit arsimorë testeve dhe të gjithë atë që i pret këta të rinj deri në momentin e regjistrimit.

Ajo tha se ne do te bëjmë çdo gjë, që këta të rinj në mesin e te  cilëve ka dhe vajza të arrijnë rezultate të kënaqshme në test.

Vetë fakti që deri tani janë paraqitur 220 kandidatë dhe do të pranohen 50 flet se interesimi i të rinjve është shumë i madh.

Sipas Z. Pajoviq, ceshtja e gjuhës nuk duhet të paraqesë barrierë dhe nëse duhet shtoi ajo do të jepen orë shtesë të gjuhës zyrtare.

Ajo nënvizojë që edhe Akademia e ka me interes që në mesin e saj të ketë studentë nga radhët e pjesëtarëve të pakicave. E kjo është dhe në interes të mjedisit nga vijnë ata sepse askush më mirë se ta nuk e njeh mjedisin e vet.

Mbetet që takimet dhe kontaktet me zyrtarët e tjerë te Malit të Zi të vazhdojnë me qëllim që kjo dëshirë e këtyre të rinjve të bëhet realitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…