Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Komuna: VETËM NE NGA NIVELI LOKAL PROMOVOJMË INVESTIMET

pressTë nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë,

U përcaktuam për mbajtjen e kësaj pres konference për shkak të disa  informacioneve spekulative që në mënyre senzacionale po i serviren opinionit të Ulqinit e që kanë për qëllim nënvlerësimin e punës së ekipit per promovimin e investimeve.

Ka disa muaj që komuna jonë me intensitet është duke realizuar fushatën e orientuar në thithjen e investitorëve potencial, sepse kemi vlerësuar rëndësinë e madhe që kanë investimet e huaja në zhvillimin ekonomik të komunës, në gjenerimin e të ardhurave buxhetore dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Vlerësojmë se ardhja e investitorëvë të dëshmuar mund dukshëm të ndikojë në përmirësimin e rrethanave të përgjithëshme socio-ekonomike në komunë, në rritjen e standartit të qytetarëve si dhe në vendosjen e financave të qëndrueshme publike të Komunës.

Komuna e Ulqinit është ndër komunat e rralla, e mbase e vetmja në Mal të Zi e cila në nivel komunal promovon mundësitë investuese.

Si moment i rëndësishëm në krijimin e kushteve që seriozisht ti qasemi kësaj pune  është miratimi i Planit Hapsinoro Urbanistik i Ulqinit, për të cilin Kuvendi i Komunal i Ulqinit ka dhënë pëlqimin më 28.12.2016, ndërkaq i njëjti aprovohet nga Qeveria më 16.02.2017. Para miratimi të këtij dokumenti realisht nuk ka pasur kushte për prezantim të investimeve.

Ekipi për promovimin e investimeve (i cili është prezent këtu) me seriozitet iu qas  analizës detale të lokaliteteve që në bazë të PHU dhe dokumentave të tjera urbanistike mund tia ofrojnë investitorëve të huaj.

Komunës së Ulqinit i del në ndihmë Agjencia për promovimin e investimeve në Mal të Zi –MIPA, me të cilën në janar të këtij viti ne organizuam një takim në  hotelin Dolcino. Në takim ku ishin mbi 50 afaristë të pranishmëve iu prezantuan  planet e komunës së Ulqinit dhe i është dhënë mundësia që patundshmëritë e tyre  ti promovojnë nëpërmjet komunës dhe në atë mënyrë të gjejnë investitorë.

Kjo është hera e parë që një komunë në Mal të Zi qytetarëve të interesuar i ofron  servis falas, promovim falas nëpërmjet materialit  propagandistik-marketingut i cili është hartuar për këtë qëllim.

Pas kësaj në muajin mars të këtij viti, pasoi thirja publike pronarëve të hapësirave të pashfrytëzuara të sipërfaqeve bujqësore, që në pronësi kanë hapësirë jo më të vogël se 10.000 m²,  e që janë të interesuar që tokën e tyre ta ofrojnë në shfrytëzim ose janë për ndonjë formë tjetër të investimit të përbashkët. Qëllimi i thirjes ishte  që Komuna të vinte tek të dhënat kualitative të potencialit bujqësor në pronësi të  pronarëve privat e që mund ti ofrohej investitorëve të huaj për investime të prodhimeve bujqësore.

Komuna e Ulqinit ka pasur prezantim dinjitoz në panairin botërorë të patundshmërisë dhe investimeve MIPIM në Kanë, në mars të këtij viti dhe në panairin Expo Real të Munihit.

Me një fjalë me promovimin e investimeve krahas kërkimit të investitorëve për lokalitete në pronësi të Komunës, dëshirohet të ndihmohen dhe qytetarët që kanë patundshmëri në pronësi të tyre e që për arësye të ndryshme  nuk janë në gjëndje  që investimin vetë ta realizojnë por për të i duhet bashkë investitor.

Theksoj që ky servis është  krejtësisht falas për të gjithë qytetarët, e jo me provizion ndërmjetësues siç tentojnë paraqesin disa, por qëllimi ynë është  valorizimi i lokalicioneve të caktuara që janë të blokuara e që pronarët e tyre nuk mund ti valorizojnë.

Në materialin aktual promovues i cili është lëndë e plotësimit të vazhdueshëm dhe azhonimit momentalisht janë përfshirë 18 lokalitete në pronësi të komunës, shtetit  dhe në pronësin private. Lokacionet janë përzgjedhur me kujdes në bazë të metodologjisë të qartë të definuar.

Kriteriumet kryesorë të zgjedhjes që  kanë ndikuar janë ndikimi i projektit në zhvillimin ekonomik, rritja e të ardhurave, mundësia e hapjes së vendeve të reja të punës, koncepti inovues për zhvillimin e përgjithshëm të turizmit në komunë etj.

Struktura  pronësore e tokës nuk ka qenë kriterium bazë në përzgjedhjen e lokacioneve sepse vlerësojmë se askujt nuk mund ti mohohet shfrytëzimi i këtij servisi të komunës tonë.

Qendra medicinale për SPA dhe rekreacion Barbana e cila veçohet nga disa si  kontestuese i plotëson të gjitha kriteriumet metodologjisë së lartëpërmendur e përzgjedhjes së lokaliteteve veçmas ati që i përket konceptit inovues sepse me  realizimin e këtij projekti krijohen kushte për zhvillim tërësisht të ri të turizmit në komunën e Ulqinit si dhe shfrytëzimi i materialeve natyrore siç janë balta kuruese, kripa e detit, rëra, uji surfur etj.

Deshiroj në fund të konstatoj që promovimi i investimeve është punë tejet komplekse dhe e rëndë dhe vetë hartimi i materialit dhe pjesëmarrja në panairet e spacializuara të patundshmërisë vetë për vehte nuk garanton sukses por për të  nevoitet përkrahja e komunitetit lokal dhe qasje pozitive, andaj deshiroj ti bëjë thirje të gjithë atyre që dëshirojnë të mirën qytetit dhe i gëzohen sukseseve që maksimalisht ta përmbajnë këtë projekt i cili mund ti sjellë vetëm të mira Ulqinit.

Faleminderit!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top