Sunday , June 16 2019
Lajmi i fundit

Komuna: VIZITË E FUNKSIONARËVE TË KFW BANKËS, TENDERI NË PRILL

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNë Komunën e Ulqinit u mbajt takimi lidhur me realizimin e projektit dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili realizohet nga mjetet kreditore të Bankës KFW nga Frankfurti, për të cilët mjete është garantues Qeveria e Malit të Zi.

Në takim përveç Kryetarit të Komunës Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e KFW Bankës nga Frankfurti, përfaqësuesit e “Vodacomit” dhe të NP “Ujësjellës dhe Kanalizimi” Ulqin.

Në takim u bisedua për statusin e projektit dhe nga KFW Banka u theksua kënaqësia për punën e deritashme të të gjithë pjesëmarrësve në projekt, por edhe për dinamikën vijuese.

Shpallja e tenderit për kryerjen e punimeve pritet në prill.

Fillimi i punimeve, në pjesën e Komunës së Ulqinit ku nuk pengohet vijimi i sezonit turistik, mund të pritet në qershor të këtij viti.

Të gjithë pjesëmarrësit e takimit shprehën pritshmërinë se kjo fazë e rëndësishme e projektit do të përfundojë në afatet e caktuara.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top