Wednesday , December 12 2018
Lajmi i fundit

Komunalja për ndriçimin në Kala: EDHE BANORËT TË KUJDESEN MË SHUMË

Ndricimi KalaMe rastin e reagimit mediatik të qytetarëve të Kalasë, ekipi i sektorit “Komunalitë tjera”, gjegjësisht ekipi për mirëmbajtjen e ndriçimit publik reagoi në eliminimin e prishjeve në këtë lokalitet atraktiv.

Me gjithë përpjekjet disa ditore gjatë tërë këtij vit në përmirësimin e gjendjes në ndriçimin publik, në terren kemi hasur në numër të madh të parregullsive të cilat nuk janë të hijshme, veçanërisht jo në vendin që pretendon të jetë pjesë e UNESCO-s.

Edhe pse infrastruktura është e dobët në Kala, ekipi në terren gjeti shumë parregullsi si: thyerjen e poçave elektrik, xhamave të trupave ndriçues, heqjen (marrjen) e reflektorëve, ndërhyrjeve ilegale në ndriçim publik, betonimin e kutive shpërndarëse, ndërprerjen e kabllove dhe të tjera.
Për shkak të sulmeve mediatike ndaj ndërmarrjes tonë rreth mirëmbajtjes së keqe të ndriçimit publik, ishim të detyruar të reagojmë me fotografi të cilat punëtorët i fotografuan gjatë eliminimit të prishjeve.
Me këtë dëshirojmë të ruajmë punën dhe mundin e punëtorëve tonë të cilët punuan në mirëmbajtjen e ndriçimit publik.
Lusim të gjithë qytetarët për partneritet në të mirë të të gjithëve, përfundojnë nga NP “Veprimtaritë komunale”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top