Friday , February 21 2020
Lajmi i fundit

Konferenca: BOTA DHE EUROPA PËR KRIPOREN

Solana, KriporjaTë martën e ardhshme në Podgoricë do të mbahet Konferenca e tretë ndërkombëtare për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit, në organizim të Qendrës për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve, EuroNatur-it, BirdLife International dhe Shoqatës “Dr. Martin Schneider – Jakoby”.

Siç thanë organizatorët, arsye e riorganizimit të konferencës për mbrojtjen e Kripores është mbrojtja e saj nacionale dhe ndërkombëtare, e cila përkundër përfundimeve të rakorduarë, akoma nuk është arritur.

Që bota, e në veçanti Bashkimi europiian, fuqishëm i përkrah këto përfundime e dëshmon lista e atyre që do të jenë në këtë tubim. Ndër to janë shefi i Delegacionit të BE-së në Mal të Zi Aivo Orav, koordinatorja e përhershme e Kombeve të bashkuara dhe përfaqësuesja e UNDP-së në Mal të Zi Fiona McCluney, ambasadorët e Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Polonisë, Greqisë, Hans Günther Mattern, Margaret Ann Uyehara, Irena Tatarzyńska i Sotirios Athanassiou, nënkryetarja e Asociacionit për Europën juglindore Gudrun Elisabeth Steinacker dhe përfaqësuesi i BirdLife International Boris Barov.

Në këtë tubim do të marrë pjesë edhe ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në Qeverinë e Malit të Zi Pavle Radulloviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top