Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

Konferenca e Komunës dhe Policisë: SITUATA E RËNDË, NGA E SHTUNA GJOBA

Konferenca, KomunaNga e shtuna nuk do të ketë më paralajmërime të qytetarëve për shkak të shkeljes eventuale të masave epidemiologjike, por direkt do të shkruhen gjobat. Ulqini sot është qyteti me më së shumti të infektuar në Mal të Zi për kokë banori, u tha në konferencën e përbashkët për shtyp të Komunës së Ulqinit dhe Policisë së Ulqinit.

Gazetarëve iu drejtuan nënkryetarët e Komunës Hadixha Gjoni dhe Astrit Hoxha, drejtuesi i Trupit Koordinues në Policinë e Ulqinit Aleks Koçoviq dhe shefi i Policisë komunale Milazim Mustafa.

Ato kërkuan nga qytetarët mirëkuptim dhe partneritet, që, në 15-20 ditët e ardhshëm, të dilet nga kjo situatë në mënyrë që Ulqini sa më i përgatitur të presë sezonin turistik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top