Tuesday , November 19 2019
Lajmi i fundit

Konferenca: Edukimi joformal islam ne gjuhen shqipe

MedjeniSot, me date 12.10.2019. filloi punen konferenca nderkombetare me titull: Edukimi joformal islam ne gjuhen shqipe.

Konferenca ne fjale mbledh hulumtues te ndryshem shkencor nga institucionet islame ne trevat mbareshqiptare qe hedhin drite mbi fenomenin e edukimit joformal islam dhe sfidave te tij ne periudhen e ardhshme sic jane: dr. Fahrush Rexhepi, dr. Naser Ramadani, imam Muhamed Sytari, mr.hfz. Safet Hoxha etj.

Konferenca organizohet nga Instituti nderkombetar i mendimit dhe qyteterimit islam, Instituti shqiptar i mendimit dhe qyteterimit islam ne bashkepunim me QSA nga Sarajeva, Horizonti nga Podgorica dhe medreseja Mehmed Fatih ne Tuz.

Konferencen e pershendeti reisi i Malit te Zi Rifat ef.Fejziq, drejtori i QSA nga Sarajeva dr.Ahmet Alibashiq dhe drejtori i AIITC dr. Ardian Muhaj.

Ne kete konference, nga Mali i Zi paraqiten me kumtesat e tyre Omer ef. Kajoshaj me temen Arsimi jozyrtar islam nga OJQ-te: Sfidat dhe evolucionet dhe Medjen ef. Shaptafa me temen: Programet e aftesimit te vazhdueshem per imamet, mesuesit e medreseve dhe grupet tjera i cili poashtu hapi konferencen dhe drejtoi pjesen hyrese te saj.

Konferenca do te vijoje punimet edhe neser. /www.islam-ul.me/

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top