Konferenca: “FUQIA E KULTURËS” NGA E MARTA NË ULQIN

 

Kas - nov 18 - Pozivnica-mneNë Ulqin prej me 4 deri me 6 dhjetor, në organizim të “Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung” dhe Shoqatës iAct, në Hotelin “Pallati Venecia” do të mbahet konferenca “Fuqia e kulturës”.

Në ditën e pare të konferencës është planifikuar mbrëmja letrare e shkrimtarit të njohur nga Serbia Laslo Vegel, moderimin e së cilës do ta bëjë shkrimtari i njohur malazez Andrej Nikolaidis.

Hapjen e tubimit do ta përshëndesin përfaqësuesit e ministrive të Malit të Zi, kryetari i Komunës së Ulqinit dhe kryetari i Fondacionit Konrad Adenauer.

Në panelin për politikën publike dhe multikulturalizmin do të marrin pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, zyrës së UNESCO-së, drejtori i Institutit Goethe nga Beogradi dhe përfaqësuesi i Partisë Boshnjake të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…