Saturday , October 20 2018
Lajmi i fundit

Konferenca: RRUGA E MALIT TË ZI NË BE VARET NGA MBROJTJA E KRIPORES

KonferencaKriporja duhet të mbrohet urgjentisht, në mënyrë që rruga e Malit të Zi në BE të mos ngadalësohet, u tha në Konferencën e katërt ndërkombëtare për Kriporen e cila të mërkurën mbahet në Podgoricë.

“Çështja e Kripores nuk do të zhduket dhe prandaj nuk do të lejojmë që Kapitulli 27 të hapet. Apelojmë tek Qeveria që urgjentisht ta mbrojë Kriporen dhe në atë mënyrë Mali i Zi të fitojë mundësinë që ti bashkëngjitet familjes së popujve europian”, tha shefi i sektorit në Delegacionin e BE-së, Herman Shpic.

Qëndrim të njëjtë mbajti edhe ambasadori i Gjermanisë në Podgoricë Hans Gunter Matern. “Nëse si kusht vendosim hapjen e Kapitullit 27, atëherë mbrojtja e Kripores nuk do të vonojë. Prandaj Qeveria gjermane do të insistojë me ngulm, ndërsa Mali i Zi duhet ta respektojë këtë gjë”, tha Matern.

Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq tha se do të jap dorëheqje nëse Kriporja nuk do të mbrohet ashtu siç e planifikon Qeveria dhe nëse atje do të ndërtohen hotelet.

Konferencën e organizuan Asociacioni “Dr. Martin Scheider – Jacoby”, Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP), EuroNatur, BirdLife Internationa, Tour du Valat dhe MANS-i.

Foto: Vijesti, Savo Prelevic

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top