Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

Kongresi i 9-të i PSD-së: EDHE ULQINAKËT NË UDHËHEQËSI TË PARTISË

IMG-ca0b75ead678142526c765c3eec7f833-VNë Cetinë të shtunën u mbajt Kongresi i 9-të i Partisë Socialdemokratike të Malit të Zi, në të cilin për lider të partisë u përzgjodh deputetja në Kuvendin e Malit të Zi Dr. Draginja Vuksanoviq – Stankoviq.

Në udhëheqësinë e PSD-së u zgjodhën anëtarët e njohur të kësaj parti nga Ulqini. Anëtar i ri i Këshillit Qendror është Skender Elezaga, ndërsa sipas funksionin anëtar është edhe kryetari i Këshillit Komunal në Ulqin Naser Resulbegu. Përndryshe, ai ishte edhe anëtari i Kryesisë së Punës në këtë Kongres.

Për anëtarë të Komisionit Statutor u zgjodh Latif – Avdo Gorana, gjersa anëtar i Këshillit Mbikqyrës Lubo Gazivoda.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top