Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

Kongresi i dytë i PD-së: GJEKA LIDER, HAJDINAGA ZËVENDËS

Kongresi i PDRreth 150 delegatë në Kongresin e dytë të Partisë demokratike kanë zgjedhur të shtunën në Ulqin Fatmir Gjekën për lider të partisë, ndërsa zëvendës i tij do të jetë Gëzim Hajdinaga.

Delegatët zgjodhën edhe Këshillin e ri qendror të kësaj partie nacionale shqiptare i cili do të numërojë 57 anëtarë.

“Partia demokratike për pesë vite të veprimtarisë ka ndërtuar imazhin dhe profilin e vet të njohur. Tani është koha të hyjmë në fazën e re të zhvillimit dhe ti përgjigjemi sfidave të reja të cilat janë para nesh”, tha Gjeka duke iu drejtuar delegatëve dhe mysafirëve me mesazhin se Partia demokratike do të mbetet partner i besueshëm në betejën për qëllimet programore dhe shoqërinë demokratike.

Punën e Kongresit e përshëndetën liderët dhe funksionarët e lartë nga rreth njëzet parti nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top