Wednesday , October 16 2019
Lajmi i fundit

KONKURSI: “E-DEMOKRACIA – PROPOZO, MERR PJESË, NDRYSHO”, PËRKRAHËN

Ministria (1)Ministria e Administratës Publike, në pajtim me Ligjin për Organizatat Joqeveritare, e lidhur me Konkursin Publik “e-Demokracia – propozo, merr pjesë, ndrysho” të publikuar me 25 mars të këtij viti, të martën publikoi Vendimin për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve të organizatave joqeveritare në fushën e reformës së administratës publike për vitin 2019.

Ndër të përzgjedhurit është edhe projekti “Për zërin tim në komunën time!” të cilin do ta realizojë OJQ Horizonti i Ri nga Ulqini.

Siç theksojnë nga kjo organizatë e shoqërisë civile, projekti ka për qëllim promovimin e partneritetit në mes shoqërisë civile, e në veçanti në mes aktivistëve rinor dhe pushtetit lokal, duke forcuar besimin e ndërsjellët dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në punën e Vetëqeverisjes lokale.

“Reforma e administratës publike duhet të sjellë ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të gjithë qytetarëve ti mundësohen shërbimet publike, gjegjësisht pjesëmarrja në proceset e vendimmarrjes të bazuara në transparencë, eliminimin e barrierave administrative dhe të tjera, punën më të shpejtë dhe kushte të njëjta për të gjithë. Në fokusin e procesit të reformës së administratës publike, veçanërisht kur flasim për parimin Administrata publike e orientuar drejtë qytetarëve dëshirojmë të potencojmë nevojën që Vetëqeverisja lokale të jetë e orientuar kah të rinjtë, të cilët në numër të madh po e lëshojnë Ulqinin”, thonë nga kjo OJQ.

Partnerë në këtë projekt janë OJQ “Ul info” dhe Biblioteka e Qytetit – Youth Corner Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top