Fotografi i njohur nga Cetina Andrija Kasom është fitues i shpërblimit “National diploma” në Ekspozitën Ndërkombëtare të Fotografisë Artistike “Prilep salon” në Maqedoninë e Veriut.
Ai është shpërblyer për fotografinë “Natural lines”, e cila, siç thuhet, ku krijua në një nga shëtitjet e tija të panumërta në Plazhin e Madh të Ulqinit.
“Më tërhoqi një copëz druri i cili dukej në mesin e rërës, duke iu afruar më tërhoqën vijat të cilat i bëri era rreth tij. Duhej ta përjetësoja. Rastësisht, një nga temat e konkursit ishte “Lines” dhe menjëherë vendosa ta dërgojë, duke mos besuar se do të jetë njëra nga më të bukurat”, tha Kasom për “Pobjeda”.