Në Ulqin të shtunën u mbajt Konventa komunale e Partisë Socialdemokratike të Malit të Zi në të cilën u zgjodhën tetë delegatë për Kongresin e 9 të kësaj parti.
Në këtë ngjarje, e cila do të mbahet me 29 qershor në Cetinë, do të jenë të pranishëm sipas funksionit kryetari i Këshillit komunal Naser Resulbegoviq dhe anëtari i Kryesisë Skender Elezagiq.
Në mbledhjen e djeshme u propozuan edhe dy kandidat nga Ulqini për anëtarë të Këshillit qëndror.
Në konventën komunale ishin të pranishëm edhe lideri i PSD-së Ranko Krivokapiq dhe sekretari gjeneral Ervin Spahiq.