Friday , February 23 2018
Lajmi i fundit

Konventa e URA-së: PËRKRAHJA MBËRRITI NGA GUDRUN SHTAJNAKER

URA“Vetëm gjeneratat e reja mund të ndryshojnë gjërat në këtë qytet për mirë. Ne kemi njerëz të ndershëm dhe program të shkëlqyer për prosperitetin e Ulqinit në të gjithë fushat”, tha bartësi i listës së Lëvizjes qytetare URA Omer Bajraktari në konventën përfundimtare të kësaj parti e cila të enjten mbrëma u mbajt në Sallën e madhe të Komunës së Ulqinit.

Lideri i URA-së Dritan Abazoviq ftoi partitë nacionale shqiptare që mbas 4 shkurtit së bashku të çojnë PDS-në në opozitë. “Ne nuk dëshirojmë asgjë vetëm që PDS-ja mos të vijë në pushtet”, tha ai duke ftuar ato që deri tani ishin në pushtet që të tërhiqen, sepse nuk kanë bërë asgjë për Ulqinin por vetëm janë udhëhequr nga interesat personale.

Abazoviq kritikoi kundërshtarët politik, funksionarët e lartë të PDS-së dhe Partisë demokratike, e veçanërisht liderin e Forcës Nazif Cungun për të cilin tha se është njeri me një qind fytyra. “Njerëzit mashtrues nuk mund të udhëheqin qytetin tonë. Dy herë e kishe shansin. A duhet një qind herë me ta dhanë shansin?”, tha ai.

Në konventë folën bartësit e politikës së URA-së të cilët ndodhen në listën e kandidatëve për këshilltarë, si dhe qytetarët të cilët përkrahën këtë lëvizje politike, Marko Vukmanoviq dhe Munib Abazi.

Në tubim u lexua edhe letra e përkrahjes drejtuar URA-së nga ana e ish ambasadores së Gjermanisë në Podgoricë Gudrun Shtajnaker, e cila tha se “bota e shikon Ulqinin për shkak të Kripores”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top