Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

Kopakabana”: DO TË PUNOJMË EDHE GJATË DIMRIT

Qiramarrësi i plazhit “Kopakabana” Prela Shkrela ka paralajmëruar që mbas sezonit relativisht të suksesshëm, objekti në këtë plazh do të punoj edhe gjatë dimrit. “Mysafirët dhe bashkëqytetarët tanë do të mund të kënaqen në përmbajtje të reja dhe të konsumojnë ushqimin me çmime si në Shqipëri”, tha Shkrela për UL-info.

Ai tha që “Kopakabana” ka pritur këtë verë me restorantin dhe mobiliet e plazhit krejtësisht të reja mbasi që objekti i mëhershëm është djegur rreth mesit të marsit. Së bashku me objekt janë djegur dhe aparati i kafes, akullit, frigoriferët, tavolinat dhe karriget si dhe inventari tjetër i vogël dhe i madh, si dhe 3.000 shtrirëse dhe 1.500 çadra dielli.

Sipas vlerësimit të ekspertit në lëmin financiare, dëmi në total të cilin Shkrela atëherë e ka pësuar është diç më shumë se një milion euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top