Tuesday , November 19 2019
Lajmi i fundit

Kosovapress: BREGDETI SHQIPTAR MË I PREFERUARI PËR KOSOVARËT

Bregdeti shqiptar dhe kësaj vere, mbetet më i preferuari për pushuesit nga Kosova. Jugu i Shqipërisë viteve të fundit mbetet vendi i preferuar, sidomos për të rinjtë që zgjedhin Shqipërinë për t’i kaluar pushimet. Nuk i mungojë pushuesit edhe bregdetit turk, për në një numër më të vogël.

Sipas agjencisë Kosovapress, një bregdet i pastër, një natyrë e rrallë, çmime të volitshme si dhe afërsia që është krijuar me Shqipërinë pas ndërtimit të rrugës së kombit, ka bërë që për shumë kosovar, Shqipëria të mbetet bregdeti i tyre i preferuar. Kështu që edhe kësaj vere bregdeti shqiptar është zgjedhja e parë për shumcën e shqiptarëve të Kosovës.

Agjencive Turistike pohojnë të njëjtën gjë po ashtu, duke theksuar se Dhërmiu dhe Saranda mbeten të preferuarit për pushuesit nga Kosova.

Fehmi Kurtishaj, menaxher në agjencinë “Sharr Turist”, pohon se bregdeti shqiptar, jugu i Shqipërisë, përkatësisht Dhermiu dhe Saranda, mbeten preferencat e pushuesve kosovar, sidomos të rinjve, por pa lënë anash dhe Shëngjinin dhe Velipojën, që mbeten vende atraktive dhe më të preferuarat për kosovaret. Ai madje thotë se viteve të kaluara, udhëtimet për Dhërmi dhe Sarandë, kanë filluar mbas datës 25 qershor. Ndërsa këtë vit si pasojë e kërkesave të mëdha, udhëtimet për atje, kanë filluar më herët me datën 15 qershor.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top