Friday , May 29 2020
Lajmi i fundit

Kosovë: Binjakëzohen komuna e Ulqinit, Pejës, Bujanocit e Tetovës

IMG-8920743d43f42292697afafa4babe32c-VNë ditën e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të hënën në Pejë, është hapur rruga e binjakëzimit mes komunës së Pejës, Tetovës, Ulqinit dhe Bujanocit, me nënshkrimin e dokumentit për nismën e bashkëpunimit ndërkomunal, njofton Kosova.info

Dokumenti “Nisma për binjakëzim”, është nënshkruar nga kreu i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, që ka qenë propozues i kësaj nisme, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, nënkryetarja e Ulqinit Hadixhe Gjoni, si dhe Bekim Mehmeti, kryetar i Këshillit Komunal i Tetovës, siç quhet atje Kuvendi Komunal.

“Ngritja e nivelit të bashkëpunimit në sfera tjera të jetës është e rëndësishme, sidomos duke pas para sysh intencës tonë me qenë sa më afër Republikës së Kosovës”, u shpreh kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi.IMG-8b4214ae061021295026547d27a60bc2-V

Ndërsa, për nënkryetaren e Ulqinit, Hadixhe Gjoni, nënshkrimi i këtij dokumenti nismëtar për binjakëzimin me Pejën, ka rëndësi të veçantë, pasi sipas saj, Ulqini me Pejën ndihen si familjarë, duke pas parasysh që pushimet verore, shumica e pejanëve i kanë kaluar dhe i kalojnë në Ulqin.

“Me dekada e ndajmë sofrën, të mirën e të keqën. Ne shqiptarët e Malit të Zi jemi të përgjysmuar pas ndarjes se shtetit jugosllav ku kemi qenë bashkë. Një lidhshmëri e Ulqinit me Kosovën është e rëndësishme. Dhe ky është bazamenti i çdo bashkëpunimi. Besoj që sfera e turizmit do të jetë numër një. Por edhe në sferën e arsimit, kur është Kosova në pyetje, si dhe në fushën e politikës dhe kulturës, nuk kam asnjë dilemë që komuna e Ulqinit do ta përkrahë këtë dokument që ne e kemi nënshkruar sot”, u shpreh Gjoni.IMG-71730e57d9b96df023949007c38c28c8-V

Bekim Mehmeti, kryetari i Këshillit Komunal i Tetovës, ditën e hënë e ka konsideruar si festë të dyfishtë. Së pari pjesëmarrja në ceremonitë e shënimit të ditës së pavarësisë në Pejë, e pastaj edhe nënshkrimi i dokumentit nismëtar për binjakëzim.

“Për mua ka qenë një festë e dyfishtë sot dhe një moment shumë i mirë për të ngritur bashkëpunimin ndërkomunal në një nivel institucional”, tha Mehmeti.

Sipas kryesuesit të Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj, me këtë dokument është menduar që këtë bashkëpunim të deritashëm që ka ekzistuar mes këtyre komunave në fushën e kulturës dhe sportit, ta ngremë edhe në nivel institucional.IMG-d17f43267125d2920797a54216915dbd-V

Me këtë binjakëzim, siç shkruan në dokumentin e nënshkruar, qëllimi është që të fuqizohen marrëdhëniet njerëzore dhe institucionale, të cilat do të jenë shtytëse për zhvillime ekonomike, promovuese të kulturës, këshillues për ngritjen e cilësisë edukative, nxitës dhe mbështetës të aktiviteteve rinore, sportive dhe rekreative.

Pas nënshkrimit të këtij dokumenti, përfaqësuesit e këtyre komunave duhet që t’u propozojnë Kuvendeve të tyre Komunale për të miratuar binjakëzimin mes komunave respektive.

Në dokumentin për “Nismën e Binjakëzimit”, të hënën kanë mbetur pa nënshkrime vendet ku shkruan Komuna e Zarës dhe Komuna e Durrësit, të cilat gjithashtu kanë një bashkëpunim të gjatë me komunën e Pejës, por që sot kishin munguar në këtë ceremoni të nënshkrimit të këtij dokumenti.IMG-82aa0bde8204544b0474a231ef1f7c10-V

“Për shkaqe të angazhimeve të tyre, nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në këtë aktivitet zyrtarë të atyre dy komunave. Por besojmë se shumë shpejt do të nënshkruhet edhe nga ato komuna ky dokument”, u tha përfaqësuesve të komunave tjera të pranishme, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top