Friday , April 3 2020
Lajmi i fundit

Kovačeviq: SHANSET MË TË MËDHA PËR NAFTË NË ULQIN

Nafta UlqinInxhinieri i diplomuar i gjeofizikës dhe drejtori shumëvjeçar për hulumtimin e naftës dhe gazit në “Jugopetrolin” e Kotorit Veselin Kovaçeviq ka deklaruar që Ulqini është potencialisht vendburimi më i madh i naftës në Mal të Zi. Ai për “Dan” tha që në këtë zonë hulumtimet e deritashme janë pozitive dhe inkurajuese, por që të dhënën 100 për qind të saktë mund ta jap vetëm hapja e puseve.

Sipas fjalëve të tija, rreziku për mjedisin jetësor nga hulumtimet e nëndetit është “i njëjtë sa edhe nga komunikacioni detar apo fluturimi i aeroplanëve”.

Në tenderin për hulumtimin e naftës dhe gazit në Mal të Zi janë lajmëruar tre konsorciume botërore.

2 comments

  1. Fatos Lubonja

    Do Zoti se gjejne kurre!

  2. une them qe le te celin puse vetem ne tok e jo ne det, keshtu qe nese e bejn ne det ateher turizem me nuk ka ne ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top