Wednesday , December 11 2019
Lajmi i fundit

Krahasimet: NË BUDVË 1600 VENDPARKIME, NË ULQIN…

Parking (1)Nga pushteti lokal në Budvë është njoftuar se ndërmarrja „Parking shërbimi“ shënon rezultate të shkëlqyera. Thuhet se vitin e kaluar në territorinë e kësaj komunë kishte 1.100 parking vende të cilët u paguan, e këtë vit edhe 500 të tjera.

Njëkohësisht, në Ulqin mbas disa vitesh shtyrje, në mbledhjen e Kuvendit komunal në mars u soll vendimi për formimin e ndërmarrjes së ngjashme publike, por ajo deri në ditën e sotme nuk është regjistruar.

Dhjetra mijëra euro të cilët mund të grumbullohen në mënyrën më të thjeshtë në arkën komunale, nuk ka kush ti grumbullojë.

Fotografia të cilën e shohim për çdo ditë në Mole të madhe, poshtë Kalasë, më së miri flet për këtë gjë.

Rast akoma më drastik është parkingu tek Hollegroja, për ndërtimin e të cilit u investuan mbi 100.000 euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top