Nga Bashkësia Lokale e Krajës u njoftua se po punohet intensivisht në hapjen e dy pikave kufitare me Republikën e Shqipërisë.
Sipas fjalëve të kryetarit të kësaj bashkësie lokale Naser Krajës, bëhet fjalë për lokalitetet Skje dhe Zogaj.
“Është me rëndësi të theksohet se bëhet fjalë për një pikë kaluese ujore dhe një tokësore e cila do të lehtësoi fluksin në Sukubinë, veçanërisht në muajt e sezonit turistik veror”, tha Kraja për “Pobjeda”.