Wednesday , May 22 2019
Lajmi i fundit

Kremtimi i Kurban-bajramit: FESTA E SAKRIFICËS DHE UNITETIT

3023175658_9f4bd73d3dNë të gjitha xhamitë e Ulqinit, si në zonën e qytetit ashtu dhe atë të fshatit, sot në mëngjes është falur namazi i Bajramit, ndërsa qytetarët me këtë rast kanë mbushur objektet fetare deri në vendin e fundit.

Menjëherë pas daljes nga xhamia ato ja kanë uruar njëri tjetrit Bajramin, ndërsa mbas kësaj shumë qytetarë të Ulqinit tradicionalisht kanë vizituar varrezat.

Mbas kësaj ka ardhur radha e sakrificës së kurbanit dhe vizita tek kushërinjtë, komshinjtë dhe miqtë.

Gjatë vasit (ligjëratës) në Xhaminë e Lamit në Mëhallë të re krye imami i deri para pak kohëve Rexhep ef. Lika të gjithëve iu uroj që Kurban-bajramin ta kalojnë në disponim të mirë, duke theksuar që ditët si këto janë mundësi e rëndësishme për forcimin e unitetit, bashkimit, solidaritetit dhe themeleve tjera të fesë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top