Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

Kriporja: BAROVIQ ANKOHET NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Veselin BarovicPara Gjykatës kushtetuese të Malit të Zi do të shqyrtohet padia të cilën Eurofondi e inicioi për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Planit hapësinor të Malit të Zi i cili ka të bëj me Kriporen, shkruan „Dan“.

Kuvendi i Malit të Zi në vitin 2012, me iniciativë të MANS-it, solli vendimin me të cilin Kriporja nuk është me zonë ndërtuese, sic parashikonte më herët Plani hapësinor i shtetit.

„Në këtë mënyrë është tentuar që përgjithmon të ndalohet stampedoja lakmitar i investitorëve në zonën e mbrojtur të Kripores së Ulqinit“, thotë Dejan Millovac nga MANS-i duke shprehur bindjen se Gjykata kushtetuese, me shqyrtimin e ankesës së Eurofondit, do të vendos pikën në tentativën e betonimit të Kripores.

Përndryshe, këtë fond e kontrollon biznesmeni kontraverz Vesellin Baroviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top