Friday , July 19 2019
Lajmi i fundit

Kriporja në fund: PUNËTORËT DISA MUAJ PA RROGA

SolanaMbas grumbullimit relativisht të mirë, Kriporja vazhdon rënien e lirë. Kjo ndërmarrje më e vjetër e Ulqinit është pa rrymë elektrike dhe ujë, punëtorëve ju detyrohet shtatë rroga, shitja e kripës po shkon dobët, edhe pse tani është koha e saktë për këtë punë.

Ministria e ekonomisë pak kohë më parë ka lajmëruar që kompania, e cila tash dy vite ndodhet në falimentim, është në procesin e likuidimit.

Për nevojat vjetore të Malit të Zi janë të nevojshme rreth 3.5 mijë tonë kripë, ndërsa pjesa tjetër e kripës së përpunuar plasohet në tregun e Kosovës, Serbisë jugore dhe BdheH.

Para pesë viteve Kriporja e Ulqinit ka plasuar në treg paketimin e ri të kripës me logon “Prodhim i dashurisë, diellit dhe detit”. Që bëhet fjalë për kripën më të mirë në tregun regjion, e kanë vërtetuar institucionet që kanë kryer kontrollin e cilësisë së ushqimit.

Kriporja në Ulqin është themeluar në vitin 1934 dhe është njëra nga dhjetë kripore më të mëdha dhe më të reja në Mesdhe.

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top