Sunday , July 22 2018
Lajmi i fundit

Kriporja: NIS POMPIMI I UJIT TË DETIT NË BASENE

Kanali i KriporesNdërmarrja publike “Parqe nacionale të Malit të Zi” njoftoi se po realizon aktivitetin me qëllim mbrojtjen e biodiversitetit në pajtim me Programin vjetor të punës për Kripore.
“Pas periudhës jashtëzakonisht të gjatë të shiut, u krijuan kushtet për ndezjen e pompave në Gjerana. Me qëllim të mbajtjes së regjimit të mire të ujit dhe kripshmërisë së përshtatshëm të nevojshëm për ruajtjen e ekosistemit në Kripore, filloi pompimi i ujit të detit në basenet e saja. Pompimi i baseneve të Kripores do të kryhet me arritjen e nivelit të përshtatshëm të ujit të freskët të detit”, deklaroi drejtori i kësaj ndërmarrje Elvir Klica.
Gjatë vitit të kaluar u zgjidh problemi i pompave me rregullimin e asaj ekzistuese dhe blerjen dhe instalimin e pompës së re në sistemin e pompimit në Gjerana përmes të cilit uji i detit mbërrin deri tek basenet e Kripores. Në periudhën e ardhshme është planifikuar kryerja e punëve sanuese me qëllim të rikonstruktimit të benteve të baseneve të Kripores.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top