Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Kriporja: SË SHPEJTI FILLOJNË TË PUNOJNË POMPAT

Solana 2Mbas mbledhjes së djeshme të Këshillit për ekonomi dhe buxhet në Kuvendin e Malit të Zi dy gjëra janë të sigurta. E para dhe më e rëndësishmja është që Kriporja së shpejti do të fitojë rrymën elektrike, gjegjësisht që pompat do të fillojnë të punojnë, që do të thotë që të paktën kjo hapësirë nuk do të jetë burim i mushkonjave malarike.

E dyta, është i qartë qëllimi i Qeverisë dhe i kryeministrit Millo Gjukanoviq që shfrytëzuesi të tanishëm të Kripores, Eurofondit, ti lejohet që një pjesë të hapësirës ta urbanizoi dhe ta shes. Por, ka pak shenja që kjo do të kalojë në Kuvendin e Malit të Zi e cila në verën e vitit 2012 ka vendosur që ajo hapësirë nuk mund të jetë zonë ndërtimore.

Po ashtu, ekziston pikëpyetja e madhe sa do të arrihet me përgatitjet për grumbullim e ardhshëm të 80 jubilar, duke marrë parasysh gjendjen katastrofike në këtë ndërmarrje.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top