Kristjan Gj. Dukaj: Vlerat e shekullit 21-një II

kristjan 20145 (1)Edhe pse me të filloi një epokë e re botërore, integrimet , demokracia dhe ekonomia e lirë, që sjellën një fryt të devotshëm për mbarë njerëzimin, sot, këto vlera paksa janë dobësuar. Ishte shekulli që të gjithë e prisnim. Me pa durim, të gjithë shpresonin për një botë të re. Kështu edhe ndolli. Por, kjo liri e tepërt një ditë do të na kushtojë, ku edhe ka filluar. Në mbarë botën, sociolog, psikologë merren me çështje që sot po e shqetësojnë njerëzimin, me atë që tenton ta rrëzojë familjen. Në këtë botë “moderne” familja vetëm ka filluar ta humbasë fillin. Shekulli 21-një vetëm mbas një dekade e gjysmë, ka nisur ta humbasë fillin. Në perëndim kjo gjë mund të vërehet më së shumti, pasi që, perëndimi është edhe vetë kurrizi i një bote të tillë. SHBA një ndër shtetet më të zhvilluara, ku demokracia dhe liria është arritur pothuajse plotësisht. Këto “vlera” kanë filluar të shfaqen edhe tek vendet më pak të zhvilluara, në vendet që çdo erë e lehtë që fryn në perëndim, tek ne ngrin çdo send mbi tokë. Ballkani, si klasë e dytë botërore, sot ka filluar të hyjnë në botën “moderne” falë teknologjisë, demokracisë dhe shumë  fenomeneve tjera, që u shfaqen si të dobishme, por me një prapaskenë shumë të errët. Në artikullin tim të fundit “Vlerat e shekullit 21-një” gjithnjë kam cekur faktin, që sot, edhe pse me gjithë këtë teknologjisë, me gjithë këtë dituri, ende nuk kemi një Mocart, apo ndonjë njeri tjetër, i cili mund të bëjnë një revolucion mbarë botërorë. Kjo mjafton, për të treguar, se faktikisht, nuk jetojmë në shekullin që kemi pritur. Sulme të një pas njëshme, në mbarë globin, e kanë bërë botën si një fushë beteje, ku njerëzimi më nuk është i sigurt. Edhe pse teknologjia ka arritur “kulmin” ende jemi shumë të pasigurt, madje, sot lufta e ftoftë është shumë më e pranishme se ajo e shekullit 20-të. Shumica e sulmeve, plaçkitjeve, vjedhjeve etj., nuk mund të ndalohen, atëherë pse duhet të krenohemi me këto të arritura që ky shekull na ka sjellë?  Rrjetet sociale, si pjesë e jetës sonë, për fat të keq, janë bërë diçka e pandashme nga obligimet tona të përditshme. E mira e tyre, çdo ditë e më pak po shihet. Keqpërdorimi  i profileve, fotografive etj., në një farë mënyre po thyen çdo normë ligjore dhe morale. Por, sa jemi ne të sigurt? –Kush na mbron neve? Sot në shekullin “modern” nuk e kemi idenë me kë jemi duke komunikuar, kush qëndron mbas atij emri dhe mbiemri, apo kujt jemi duke i besuar. Keqpërdorimi i profileve, në mbarë botën, sot është duke shkaktuar një bujë të madhe. Madje, nëpër vende të ndryshme, duke ju “falënderuar” rrjeteve sociale, ka ardhur edhe deri tek vrasjet, rrahje masive, plaçkitje, akte terroriste etj. Nëse këto rrjete kontrollohen nga dikush, atëherë pse ai “dikush” nuk po ndalon gjëra të tilla, ose më keq, pse nuk po marrin masa? Një rast i cili, më ka shtyrë të shkruaj këtë artikull, edhe njëherë të shpalosi  “vlerat” e shekullit 21-një, është ngjarja e cila tentoni të shkatërrojë moralin e shoqërisë në të cilën jetoj. Në një vend të vogël, ku gjithçka dihet edhe pa rrjete sociale, por kjo ngjarje depërtoi deri në Amerikën e largët, duke ju “falënderuar” rrjetit më të madh social, facebook. Erdh deri tek publikimi i disa fotografive nudo, të disa vajzave të mitura. Por, ajo që të gjithë po pyesin: Si erdh deri tek publikimi i këtyre fotografive? Kush e bëri këtë ? Pse? –Të gjithë bisedojnë, për këtë gjë, por prapë se prapë  të gjithë po heshtin.

“E gjithë shoqëria më largoi. Të gjithë filluan të më flasin fjalë të pista. Sikur të isha e keqja e botës. Askush nuk më pyeti si ndjehem unë. Askush, nuk mu afrua të më flasë. E deri dje…deri dje isha pjesë e tyre. Askush nuk më pyeti : a është montim ? Askush nuk dëshironte ta dëgjonte pjesën time. – Të gjithë më gjykuan pa ditur asgjë. Por, e vërteta është komplet diçka ndryshe. Jo ajo, që ata kanë dëgjuar. Njerëzit flasin, sepse i përkasim një shtrese të tillë. Si erdh deri tek publikimi i fotos sime?- një pyetje që më dhemb shumë, por një histori, që tek unë ka përfunduar. Edhe unë, si çdo adoleshente, kam ato ëndrrat e mia, dëshirat për një të ardhme, ëndrra për një dashuri.. nuk e di a do e quaj dashuri.  Më kanë kërcënuar për këtë fotografi, më kanë kërcënuar që do ta publikojnë. Por çfarë të bëja? – të ngrija padi ? E dija që do ishte e kotë, si shumë gjëra tjera në këtë vend! Nuk kisha me kënd të bisedoja, nuk kisha kujt ti flisja, për fat të keq jetoj në një vend të tillë, ku dëshirat e adoleshencës, nuk vijnë në konsideratë. Jetoj në atë vend, ku problemet nuk zgjidhen me bisedë. Por, në një farë mënyre.. që nuk, nuk mund të flasë. Duhet të jetoni këtu, për të kuptuar një gjë të tillë. Ishin ditë ferri për mua, edhe pse e dija që kam gabuar, prapë se prapë të gjithë më shikonin ndryshe, madje edhe disa profesorë. Gjithashtu, disa nga ata edhe më kanë folur, në mënyrë jo të përshtatshme, por prapë heshta.  Fotoja ime shkoi në duart e një personi, i cili edhe pse i mitur në moshë, arriti të shkatërrojë moralin tim. E unë, me idenë që mund ti besoj, gabova. Por, sikur të kisha jetuar në një vend tjetër, kjo gjë nuk kishte shkuar aq larg. Mesazhe të panumërta nëpër rrjete sociale, mesazhe ofenduese, mesazhe nga e gjithë bota. Por, unë vetëm i lexoja dhe ngadalë, në qetësi qaja, duke kuptuar se sa e egër është bota.. ose sa të egër janë njerëzit, e kjo gjë më kujton atë thënien e moçme që: njeriu për njeriun është ujk. Për mua kjo histori ka përfunduar, sepse çdo histori zgjatë vetëm 3 ditë, mbas atyre ditëve çdo gjë fillon e shuhet, por jo edhe fjalët e atyre që më larguan.  Më duhet të ceki, që gjysma e fotos ishte montazh, një montazh e mirë.. por, kush do e besojë këtë?  “ –shprehet X për Dukaj-Press.

Në një bisedë të shkurtër që pata me disa vajza tjera, një ndër to më tha: “Është një montazh. Një montazh e keqe. Por kujt i intereson kjo ? – Është publikuar në emrin tim, popullit vetëm kjo gjë i intereson. Por, për fat të mirë, kam shoqërinë time, të cilët më besojnë dhe më kanë qëndruar pranë dhe familjen që më përkrahin çdo ditë e më shumë. Mua kjo gjë më intereson. Nuk mund të ngre padi, sepse e di fundin e një gjëje të tillë. Këtu është e kotë. “

“Dikush është futur në celularin tim, në gjërat e mia private dhe në këtë mënyrë ka arritur të marrë disa fotografi që unë i kisha për veten time. Çdo njëri nga ne ka të drejtë në privatësi, por, për fat të keq këtu ajo fjalë, më duket që nuk ekziston. Ose, më mirë të them, tek ne, një gjë e tillë nuk respektohet. “- flet XY për Dukaj-Press.

Nga e gjithë kjo, arrita të kuptoj që rrjetet sociale, liria e tepërt dhe “demokracia” në të cilën po jetojmë, është vetëm një skenë, e cila po tenton të thyejnë vlerat njerëzore, vlerat që është dashur 19-të shekuj për ti ndërtuar. Koha “moderne” aq e mirë, aq edhe e keqe. Nuk e di deri kur do qëndrojnë në skenë, por një gjë është e sigurt, jo gjatë. Këso historish, nëpër botë janë të përditshme, por jo këtu tek ne, që jemi larg botës. Andaj, një epilog i këtij artikulli do ishte, që vlerat e shekullit 21-një nuk qenkan aq të mira sa i kemi pritur. Të gjitha na i ofron, por të gjitha na i merr, madje edhe ajrin të cilin e thithim, duhet ta kthejmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…