Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

Krivokapiq: TË RESPEKTOHEN TË DREJTAT E SHQIPTARËVE, TË FORMOHET KOMUNA E TUZIT

SDPKryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe i Partisë socialdemokrate Ranko Krivokapiq ka deklaruar se shteti në periudhën e kaluar nuk ka respektuar deri në fund pozicionin, statusin dhe të drejtat e popullit shqiptar i cili dha kontribut kyç në ndërtimin e Malit të Zi multietnik dhe multikonfesional, ne rinovimin e pavarësisë malazeze dhe perspektivës së saj evropiane dhe euroatlantike.

Ai tha se erdhi momenti që të zgjidhen çështjet për zgjidhjen e të cilëve po pritet plotë 25 vite, e këtu para së gjithash e kishte fjalën për formimin e komunës së Tuzit.

Krivokapiq në selinë e partisë së tij mbajti mbledhje me drejtuesit e partive shqiptare. Aty ishin përfaqësuesit e Alternativës shqiptare – kryetari Gjergj Camaj dhe deputeti Nik Gjeloshaj, Partisë demokratike – kryetari Fatmir Gjeka, Iniciativës qytetare të cilën e përfaqësuan kryetari Smail Çunmulaj dhe funksionari i këtij grupimi politik Vasel Sinishtaj, si dhe të Unionit demokratik të shqiptarëve, të cilin e përfaqësoi Fadil Kajoshaj, kryetari i Kuvendit të komunës urbane të Tuzit.

Në mbledhja janë shqyrtuar Propozimet e ligjeve për ndryshimin e ligjit për vetëqeverisje lokale, organizim territorial, Kryeqytet dhe financimin e vetqeverisjes lokale, me miratimin e të cilit në mbledhjen e Kuvendit në tetor do të krijohen parakushtet për formimin e komunës Malësi-Tuz.

One comment

  1. I mungojn votat, tash don mu ba i mir per 6 muaj, llom sllav

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top