Monday , September 21 2020
Lajmi i fundit

Kryeministri në Ulqin: ZHVILLIMI ËSHTË PËRGJIGJA MË E MIRË NDAJ KRIZËS

Kryetari i Qeverisë Dushko Markoviq tha në Ulqin se zhvillimi dhe investimet kapitale nuk duhet të ndalen sepse ato janë përgjigja më e mirë ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

“Zhvillimi dhe investimet kapitale duhet të jenë në fokusin tonë. Ato, në kohën e pandemisë, nuk mund të kenë dinamikën e mëparshme, por kantieret e ndërtimit nuk mund të mbyllen. Zhvillimi është përgjigja më e mirë ndaj krizës tonë”, tha Kryeministri në takimin e drejtuesit e Komunës së Ulqinit.50209525918_52ced9701c_o

Kryeministri tha se askush në botë nuk e dinë se sa do të zgjasin problemet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe se bëhet fjalë për një nga krizat më të mëdha ekonomike prej kur ekziston bota.

“Në nuk u gjunjëzuam por po tentojmë të ruajmë jo vetëm substancën ekonomike por edhe standardin dhe kushtet për jetë dhe punë. Nuk e ndalim asnjë investim dhe vazhdimisht mendojmë për zhvillimin e mëtejmë”, tha kryetari Markoviq.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq falënderoi Kryeministrin të cilën Qeveria ia ndau Komunës duke thënë se asnjëherë nuk ka ndodh që të thërras ministrinë e financave, e që nuk fitova përgjigje pozitive dhe ndihmë.

“Ulqini është resurs nacional, ndërsa këtë status zhvillimor e ruajti përveç tjerash fal përkrahjes së Qeverisë dhe kryeministrit Markoviq personalisht”, tha kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.

Në takim ishin të pranishëm ministri i financave Darko Radunoviq, kryetari i Kuvendit të Komunës Ilir Çapuni dhe nënkryetarët e Komunës Hadixha Gjoni dhe Astrit Hoxha.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top