Wednesday , June 28 2017
Lajmi i fundit

Kryetari i Delegacionit të BE-së në Ulqin: DROBNIÇ U PËRGJIGJ NË TË GJITHA PYETJET

Në vizitë komunës së Ulqinit të martën ishte kryetari i Delegacionit të BE-së në Mal zë Zi, ambasadori Mitja Drobniç. Ai në përcjellje të zyrtarëve të komunës ka vizituar Kalanë dhe Valdanosin, ndërsa në hotelin “Otrant” ka mbajtur ligjëratën “Mali i Zi në procesin e integrimeve në BE”.

Vizita e Drobniçit ishte mundësi e mirë për të interesuarit e shumtë nga jeta publike, kulturore dhe  sindikale ti bëjnë pyetje që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve evropiane, por edhe në lidhje me fushat tjera të shoqërisë dhe ekonomisë.

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu tha që vetëqeverisja lokale deri tani ka realizuar IPA projekte me vlerë prej 1.3 milion euro.

Kjo vizitë është organizuar me rastin e përfundimit të realizimit të projektit me emër “Bashkimi evropian do të thotë PO” të cilin e realizuan OJQ “Horizonti i ri” nga Ulqini dhe OJQ Eko qendra “Delfin” nga Kotorri, në bashkëpunim me delegacionin e Unionit evropian në Mal të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top