Wednesday , October 16 2019
Lajmi i fundit

Kryetarja e ardhshme e PSD-së në Ulqini: TË JETOHET NDERSHËM NGA PUNA E VET

SDP 1Kandidatja për lider të Partisë Socialdemokrate Dr. Draginja  Vuksanoviq – Stankoviq vizitoi të premten Këshillin Komunal në Ulqin ku bisedoi me anëtarët dhe delegatët për Kongresin e 9 të kësaj parti i cili do të mbahet me 29 qershor në Cetinë.

Ajo shprehu kënaqësinë me praninë e shumtë të anëtarëve të PSD-së dhe i falënderoi që erdhën për të dëgjuar planet e punës të udhëheqësisë së re të PSD-së.

“Për mua Ulqini është shtëpia ime e dytë dhe besoi që së bashku me qytetarët e Ulqinit do të sjellë ndryshimet në krahë të të cilëve do të ndërtojmë Malin e Zi më të drejtë dhe me prosperitet më të madh. Ky shtet do të jetë vend për të gjithë ato që dëshirojnë të jetojnë nga puna e tyre, mbi themelet e shtetit qytetarë, si dhe të integrojmë Malin e Zi në BE”, tha Vuksanoviq – Stankoviq.

Anëtarët e PSD-së kryetaren e ardhshme e informuan për gjendjen në Ulqin, si dhe i shtruan një sërë pyetjesh për vizionin e saj të veprimit dhe punës së kësaj parti.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top