Saturday , January 23 2021
Lajmi i fundit

Kthesë: AMBASADORËT DHE KE MBROJNË KRIPOREN

Solana UlcinjPër vet faktin që Kriporja e Ulqinit është e rëndësishme në nivel europian si habitat i shpendëve dhe lokalitet shumë me vlerë, ambasadorët e disa shteteve europiane në Podgoricë kanë iniciuar një sërë aktivitetesh me të cilët do të ndihmojnë këtë ndërmarrje dhe do të ruhet biodiversiteti në këtë hapësirë.

Në këtë gjë sidomos dallohen ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, Gudrun Shtajnaker, Veronik Brimo dhe Grazhina Sikorska.

Ky i ashtuquajturi “Trekëndëshi i Vajmarit i ambasadorëve” ka vizituar në fillim të tetorit Kriporen me rastin e Ditës europiane të vëzhgimit të shpendëve dhe ishte i mrekulluar me bukurinë e kësaj hapësire.

Në ruajtjen e Kripores sidomos insiston edhe Komisioni europian, që është një nga arsyet kryesore që vitin e ardhshëm në këtë ndërmarrje do të prodhohen kripa.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top