Monday , February 24 2020
Lajmi i fundit

Kumtesa e MOGUL-it: MILIONA NË DËME NGA ULLINJTË E PAMBLEDHUR NË VALDANOS

Vitin e kaluar Mali i Zi, sipas hulumtimit të MONSTAT-it, ka importuar 390.794 kilogram ullinj për konsum, duke përfshirë ullinjtë e konservuar, si dhe 148.139 kilogram vaj ullirit, thuhet, në mes tjerash në kumtesën e Monitoring grupit Ulqin (MOGUL).

Nëse një rrënjë e ullirit të vjetër mund të jap minimalisht 50 kilogram ullinj, nga çka mund të prodhohen 8 litra vaj ullirit, pohojmë që në gjirin e Valdanosit janë të mbyllura 900 mijë kilogram ullinj apo 144 mijë litër vaj në vit! Është mirë që kjo shumë të mblidhet për 35 vite dhe të llogaritet paratë që pronarët kishin mundësi ti fitojnë.

Nëse llogarisim çmimin mesatar të vajit të ullirit që është 10 euro dhe të kilogramit të ullinjve 6 euro, e matematika është shkencë e thjesht dhe ekzakte, del që në import janë harxhuar 2.344.584 euro për ullinj për konsum dhe 1.481.390 euro për vaj të ullirit, derisa ullinjtë në Valdanos vazhdojnë të shkatërrohen.

Nga ana tjetër, për arsye të gjendjes në të cilën ndodhen ullinjtë në Valdanos, nga viti në vit, paraqitet rreziku për sigurinë e tyre nga zjarri i mundshëm.

Për „ruajtjen“ e tyre sigurimi privat paguhet rreth 70000 euro në vit. Me këtë praktikë vazhdohet, në vend që urgjentisht ti qaset kthimit dhe revitalizimit. Lojë të rrezikshme luhen! Deri kur?!, pyet MOGUL-i.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top