Friday , January 15 2021
Lajmi i fundit

Kumtesë e SHB “Rumia”: I PENGOJMË DIKUJT

Shoqata e Bjeshkatarëve „Rumia“ nga Ulqini, të dielën, më 15 qershor 2014, organizoi për të tretin vit me radhë daljen masive në majën e Rumisë.RumiaNgjitja në Rumi u organizua në pajtim me misionin e Shoqatës – ripërtërirjen e traditës së lashtë të daljes së përbashkët në majën e Rumisë. Ky zakon i lashtë përbën gjënë më të vlefshme si trashëgimi në aspektin kulturologjik për të gjithë qytetarët e trevës nën Rumi.

Ky zakon përbëhej nga ngjitja në majë dhe bartja e një guri me qëllim që maja e Rumisë „të bëhet sa më e lartë“, gjë që e dëshmon grumbulli i gurëve në majën e saj. Pastaj nga organizimi i lojërave tradicionale dhe festa gjithëpopullore. Të moshuarit e kujtojnë me nostalgji këtë traditë, bashkëjetesën dhe harmoninë, koloritin e veshjeve popullore, njohjet dhe shoqërimin.

Ky zakon i lashtë, rrënjët e të cilit besohet se depërtojnë që nga periudha pagane, është dëmtuar nga njëmendësia ideologjike pas Luftës së Dytë Botërore dhe në kohën e sotme nga përpjekjet që maja e Rumisë të përvetësohet dhe t’i takojë një kombësie dhe një feje.

Në kohën e sotme të vlerave dhe marrëdhënieve njerëzore të prishura, nuk habitemi që misioni ynë i ripërtërirjes së kësaj tradite të lashtë i pengon dikujt. Ne jemi krenarë për misionin tonë të paqës dhe pajtimit, duke u munduar që me përpjekjet tona të depërtojmë tek sa më shumë qytetarë, në radhë të parë nga Ulqini dhe Tivari.

Ne nuk do të ndalemi në misionin tonë dhe çdo vit, me moton „Të gjithë në Rumi“, do të organizojmë daljen sa më masive. Do të presim ditën kur në Rumi do të takohen sërish koloritet e të gjitha veshjeve, do të njihen me njëri-tjetrin dhe do të afrohen adhuruesit e natyrës, bjeshkatarisë, shoqërimit dhe të gjithë ata që e respektojnë Ruminë.

Jemi të bindur se manifestimi ynë në kohën moderne do të fitojë edhe misionin e promovimit të turizmit.

Përpos sponsorëve tjerë të shumtë, edicionin e sivjetshëm të këtij manifestimi e kanë mbështetur financiarisht Komuna e Uqinit, Organizata Turistike Ulqin dhe ndërmarrjet publike.

Ulqin, më 17 qershor 2014

Kryetari,

Xhelal Muja

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top