Kumtesë për opinion: TAKIM PËR KALIMIN KUFITAR NË SUKOBINË

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu është takuar të enjten me përfaqësuesit e policisë kufitare Sllavko Vujinoviq dhe Svetisllav Filipoviq si dhe me përfaqësuesin e Drejtorisë së doganave Dragan Vuçiq dhe ka biseduar lidhur me masat e nevojshme me qëllim të shpejtimit të kalimit gjatë sezonit në kalimin kufitar të Sukobinës.

Kryetari Cungu ka theksuar që ky kalim i ka tejkaluar vlerat e projektuara dhe se vitin e kaluar këtë kufi e kanë kaluar 1.7 milion njerëz gjë që është treguesi kryesor për domosdoshmërinë e zgjerimit të kapacitetit të këtij kalimi. Gjithashtu ka theksuar rëndësinë ekonomike të hapjes së kalimit kufitar në Sukubinë për qarkullimin e mallrave dhe se sipas Ministrisë së punëve të brendshme si dhe Drejtorisë së doganave tashmë janë dërguar disa kërkesa lidhur me këtë çështje. Cungu ka theksuar se Komuna e Ulqinit është e gatshme të ofrojë ndihmesën maksimale me qëllim të realizimit të këtyre kërkesa.

Z. Vujinoviq i ka njoftuar të pranishmit me masat që janë marrë me qëllim të shkurtimit të kohës së pritjes në Sukubinë, por ka theksuar se masat konkrete siç është bashkimi i sistemeve informative me Shqipërinë dhe zgjerimi i korsive janë të domosdoshme për arritjen e këtij objektivi. Ai gjithashtu ka theksuar që bashkëpunimi me Shqipërinë lidhur me këtë çështje është shumëi rëndësishëm.

Kryetari Cungu do të organizojë një takim të përbashkët me Kryetarin e Shkodrës me qëllim të bashkëpunimit më intensiv lidhur me këtë çështje si dhe shqyrtimin e mundësive që përmes një projekti të përbashkët të bashkëpunimit ndërkufitar të aplikohet për fonde ndërkombëtare me qëllim të realizimit të këtij projekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…