Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Kumtesë: Radio Elita shënoi 15-të vjetorin e themelimit

Radio ElitaSot për ne është një ditë e rëndësishme. Radio Elita kremton 15 vjetorin e punës. Kthejmë kokën pas për të parë rrugën nëpër të cilën kemi kaluar. Shtatë dhjetor 2002, do të mbetet një ditë e rëndësishme për ne, por edhe për dëgjuesit të cilët mezi prisnin sinjalin e parë të radios. Kështu nisi puna jonë në atë dhjetor të ftohtë, nga dy gazetarë me bagazh profesional, por edhe me të rinj pa përvojë, por me entuziazëm me dëshirën dhe synimin e vetëm që dëgjuesit t’i informojmë drejt, saktë, shpejt dhe me profesionalizëm. Ky grup punëtorësh ka punuar pa u lodhur, duke mos matur kohën me orë, por me punën e kryer, duke hyrë kështu në garë dhe duke u matur me radiot shume më të mëdha se ne. Vitet kalojnë dhe Radio Elita sot kremton përvjetorin e saj të 15-të. Mijëra minuta materiale inçizimi, qindra dhe mijëra intervista të zhvilluara me kryetarë shtetesh, kryeministra, lider partiak, kryetar komunash, ambasadorë, ministra, deputetë, këshilltarë, njerëz të profesioneve të ndryshme , artistë por edhe qytetarë të thjeshtë. Të gjithë këta defiluar ne studion e radios tonë. Mbi të gjitha ne ndër vite, vend të veçantë i kemi kushtuar qytetarëve të zakonshëm të ngarkuar me halle mbi supe. Ne kurrë nuk e kemi harruar rininë tonë, me të vegjlit si dhe mërgatën tone ne diasporë. Radio Elita hapi dhe përherë do te hap dyert dhe mikrofonin për të ndjekur aktivitetet ku promovohen libra, disqe muzikore, programe të ndryshme, promovime, biseda, tryeza të rrumbullakëta dhe konferenca.
Tani kur kanë kaluar 15 vite, me mburrje mund të themi se mjaft nga ata që fillimet e punës i nisën në Radio Elita, sot janë gazetarë të çmuar, mjekë, ekonomistë dhe njerëz të nderuar në mjediset ku veprojnë.
Në këtë përvjetor në adresën tone kanë mbërritur dhe vazhdojnë të mbërrijnë qindra urime nga intelektualë, krijues, dëgjues të thjeshtë por edhe nga diaspora. Nga zemra u themi FALEMINDERIT!
Por nesër, do të pyesni Ju të dashur dëgjues? E nesërmja do të jetë akoma më e bukur, për ne dhe për Ju. Ne jemi të bindur se sukseset nuk do të mungojnë sepse tek ne gërshetohet përvoja dhe rinia. Këtë përvjetorë të 15-të e kremtojmë së bashku me Ju, te dashur dëgjues të Radio Elitës. Pa Ju, ne nuk do të ishim ata që jemi sot.
Së bashku me ne, mund të bëjmë edhe më shumë…
FALEMINDERIT!

One comment

  1. Urime Nelo e Vera, ishalla edhe minimum 15 vjet tjera. Nji gja vetem, si nuk ka mundsi me u nigju neper internet? Ka qen mundsija para disa vjetve, jam knaq ty nigju edhe ma von ka pas da “probleme teknike” edhe keni hup. Me mujt disesi me u regullu aja pun, na kishit knaq. Edhe njiher, urime te perzemerta, ishalla suksesi ju percjell

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top